Një krushqi që zgjati vetëm 5 muaj, por la pas një mushkë në mes të konfliktit. Hamide Gozhdari nga Korça ia kishte lënë në mirëbesim mushkën e saj, të quajtur “Kopi”, ish-krushkut Dritor Çela, pasi ajo do të zhvendosej në Tiranë. Pas prishjes së marrëdhënies mes çiftit, Hamideja kërkoi kthimin e mushkës, por sipas saj, ish-krushku fillimisht i tha, se e kishte humbur dhe më pas, se e kishte shitur për 400 mijë lekë.Çështja kaloi nga policia dhe prokuroria në Gjykatën e Korçës, ku Hamideja kërkon kthimin e mushkës, ose vlerën e saj në para, plot 1.5 milionë lekë. Sipas saj, seancat janë shtyrë disa herë për arsye të ndryshme.
Price Ëatch Albania është platforma e prezantuar nga qeveria për krahasimin e çmimeve të produkteve të shportës. Por qytetarët as që e kanë idenë për këtë nismë.Në dolëm me një shportë ushqimesh dhe hodhëm idenë, se tani qytetarët mund të shkojnë e të bëjnë pazar aty ku është lirë.Por të intervistuarit me irritim, apo batuta, thanë, se nuk kanë asnjë levedri të paguajnë kostot e rrugës e karburantit, për të gjetur domatet e kastravecat më lirë.
Lidhur me mushkën, që mbeti në mes të një krushqie të prishur në Korcë, grupi i xhirimit i “Stop” shkon në Pirg, ku bashkëshortja e Dritor Çelës, Rozeta, jep një tjetër version. Sipas saj, mushka ishte dhuratë dhe ishte shitur me lejen e ish-dhëndrit. Edhe Ernesti, djali i Hamidesë, këmbëngul, se mushka ishte e nënës së tij dhe ishte lënë vetëm për t’u mbajtur. Në prani të kameras sonë, dy krushkat ballafaqohen dhe ngrenë tonet, por nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje. Njëra kërkon mushkën, ose 1.5 milionë lekë, ndërsa tjetra thotë, se e ka shitur e mund t’i japë vetëm 400 mijë lekë. Në këto kushte, vetëm gjykata mund ta cojë të drejtën e mushkës në vend.




