Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes, e reklamonin edhe në rrjete sociale

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i cili reklamohej edhe në rrjetet sociale.

Në kuadër të operacionit të koduar “Last post”, u vunë në pranga dy braziliane dhe një kolumbiane, të cilat kishin marrë apartament me qira në Tiranë ku edhe ushtronin aktivitetin e tyre.

Sipas policisë rasti i parë lidhet me dy shtetase nga Brazili, 46 dhe 21 vjeçe. Mësohet se 46-vjeçarja shfrytëzonte për prostitucion vajzën e re në një apartament të marrë me qira në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Ndërsa rasti tjetër lidhet me një 23 vjeçare nga Kolumbia, e cila edhe kjo kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, për të ushtruar prostitucion.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Last post”.

Goditen 2 raste të tjera të reklamimit në rrjete sociale, të ushtrimit të prostitucionit, si dhe zbulohen 2 apartamentet e marra me qira, ku kryhej kjo veprimtari.

Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prostitucionit.

Në pranga dhe një 46-vjeçare që shfrytëzonte shtetasen braziliane, për këtë veprimtari.

Sekuestrohen 6 celularë nëpërmjet të cilëve reklamohej në rrjete sociale, kjo veprimtari.

Në vijim të verifikimeve, punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira, veprimtari e cila në disa raste, reklamohet në rrjete sociale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin e koduar “Last post”, gjatë të cilit u goditën 2 raste të tjera në këtë fushë që rezultuan me arrestimin e shtetaseve të huaja:

-L. S., 46 vjeçe dhe T. S., 21 vjeçe (te dyja nga Brazili), pasi dyshohet se 46-vjeçarja shfrytëzonte shtetasen T. S., për të ushtruar prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ku u gjetën 6 celularë, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

-M. V., 23 vjeçe (shtetase kolumbiane), pasi dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, për të ushtruar prostitucion.

Kontrollet dhe verifikimet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë në terren dhe në hapësirën digjitale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit