Vodhi “Audin Q5”, përplasi disa makina dhe plagosi një polic, arrestohet italiani në Tiranë

Një 35-vjeçar italian është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka përplasur disa makina dhe ka goditur një punonjës policie.

Operacioni i koduar “Last Escape” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Rrugore Tiranë, pas njoftimit për vjedhjen e një Audi Q5 në rrugën dytësore Durrës-Tiranë. Sipas policisë, shtetasi italian A. E., 35 vjeç, rreth orës 19:00 të datës 29 gusht, dyshohet se ka marrë automjetin. Gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë, ai ka përplasur disa automjete të tjera dhe më pas ka goditur me makinën një punonjës policie. Efektivi ka pësuar dëmtime të lehta në krah dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Escape”

Vodhi një automjet dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi disa automjete dhe goditi një punonjës Policie, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari italian. Sekuestrohet automjeti i vjedhur audi Q5, që drejtohej nga 35-vjeçari, pa leje.

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti ishte vjedhur një automjet tip “Audi Q5”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Escape”, si rezultat i të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit italian A. E., 35 vjeç, banues në Itali. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A. E., rreth orës 19:00 të datës 29.08.2026, ka vjedhur automjetin tip “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë. Ky shtetas gjatë tentativës për t’u larguar, pas ndjekjes policore, ka përplasur disa automjete të tjera dhe më pas ka goditur me automjet një punonjës Policie, i cili si pasojë ka marrë dëmtime të lehta në krah. Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Të Fundit