Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, duke akuzuar qeverinë se po synon të kontrollojë aktivitetin e qytetarëve në rrjetet sociale.

Berisha e cilësoi qëndrimin e kreut të Policisë së Shtetit si një cenim të lirisë së shprehjes, duke pretenduar se kjo nismë lidhet me protestat e fundit kundër qeverisë.

Sipas tij, bëhet fjalë për një formë të “policimit digjital” të qytetarëve. Kreu i PD-së deklaroi se opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar këtë çështje.

Berisha e akuzoi qeverinë për përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes në hapësirën online, duke e cilësuar këtë qasje si “një hap tjetër drejt ajatollahëve”.

Të Fundit