“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sërish për protestat dhe tregon historinë me një person të afërt

Kryeministri Edi Rama në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane

Këtë të premte është zhvilluar Edicioni i Tretë i Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, teksa ka folur për transformimin e administërtës publike, e ka kthyer edhe një herë vëmendjen tek protesta.

Ai ka vlerësuar ata që kanë protestuar paqësisht, duke i cilësuar si “ujë i pastër dhe i rrjedhshëm i protestës”, ndërsa ka dënuar dhunën e cila sipas kryeministrit ushtrohet nga “dështakët e Shqipërisë”.

Më tej, Rama tregoi edhe një histori personale, me nënën e një shokut që kishte dalë në protestë dhe aryen pse ajo iu bashkua tubimit në bulevardin përpara Kryeministrisë.

Edi Rama:

Transformimi i administratës është kompleks dhe i vështirë dhe kërkon diccka që bota sot dhe shqiptarët e kanë gjithmonë e më pak. Kërkon kohë sepse bëhet fjalë për krijimin e mekanizmave që lidhen me njerëz. Po të kthehemi mbrapa dhe të kujtohemi që ligji jonë i administratës publike është aprovuar afro një dekadë më parë, atëhere mund të kuptojmë transformimin që ka ndodhur. Kur flasim për adm publike, flasim për shërbimin civil.

Nëse në adm publike ku gjendet gjithë ai burim njerëzor, ne kemi sot një kualitet të ri në administratës shtetërore dhe një sfidë të madhe përballë qytetarëve sepse ata kanë të gjithë të drejtën e tyre të jenë më kërkues e të trajtohen më mirë në shumë raste.

Ajo protestë ka rëndësinë e saj themelore për ne. Ajo që unë e quaj ujë i pastër dhe i rrjedhshëm i protestës nën atë korren e asaj që për fat të keq është pjesa e zhurmshme dhe e dukshme ku janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë. Në atë rrjet të madhe ka për të mësuar shumë. Nëna e një shokut tim, ajo është gjyshe kishte dalë në protestë. I biri ishte alarmuar kur i kishin thënë që kishte shkuar nëna në protestë, për shkak se ishte në moshë në një turmë të madhe. Ishte kthyer në shtëpi i alarmuar dhe e pyeti se çfarë donte në protestë dhe ajo i tregoi thekbin e zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore.

Asaj i duhet të shkoj në poliklinikë në mënyrë periodike dhe si ajo ka e të tjerë dhe atje shkon që në 5-6 të mëngjesit për të zënë radhë, sepse mjeku nuk vjen në orar. Vjen 1-2 orë me vonesë. Mjeku nuk rri deri në fund të orarit.

Të Fundit