Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi publikisht kërkesat e protestës, të njëjtat që më herët ishin bërë publike nga ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Gjatë fjalës së saj, Vatnikaj përsëriti kërkesat kryesore të protestuesve, të cilat nisin me dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore jopartiake për garantimin e zgjedhjeve të lira, si dhe një sërë ndryshimesh kushtetuese që, sipas tyre, duhet të miratohen përmes referendumit popullor.

Kërkesat e lexuara në protestë nga Sidorela Vatnikaj:

Dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë;
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore jopartiake që do të garantojë zgjedhje të lira;
Ndryshime kushtetuese, të miratuara me referendum popullor, ku të gjithë shtetasit të jenë të barabartë para ligjit, duke përfshirë:
Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike;
Kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate;
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore;
Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
Shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike;
Hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit.

Të Fundit