U denoncua në “Stop”/ Pas komunikimeve erotike, ILD-ja kërkon shkarkimin e anëtarit të KLP-së

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka kërkuar shkarkimin nga detyra të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal me natyrë seksuale.

Çështja tashmë i ka kaluar Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim, e cila është depozituar më 18 qershor.

Për anëtarin e e KLP-së, ka nisur një hetim për dyshime mbi shkelje disiplinore, menjëherë pas publikimit të komunikimeve me përmbajtje erotike me një qytetare, të zhvilluara gjatë orarit zyrtar të punës.

Rasti është publikuar në emisionin “Stop” në TV Klan, në të cilin u trajtua historinë e një qytetareje nga Tirana, e identifikuar si R.M, e cila pretendon, se është përballur me padrejtësi të rënda nga sistemi i drejtësisë.

Sipas saj, ngjarja nis rreth dy vite më parë, kur ajo dhunohet nga ish-partneri. Si pasojë e dhunës, ajo humb edhe fëmijën, që priste, pasi ishte disa muajshe shtatzënë.

Për shkak të gjendjes së rënduar fizike dhe psikologjike, R.M nuk e denoncoi menjëherë dhunuesin.

Ndërkohë, ky i fundit, për t’i paraprirë një hetimi ndaj tij, bën një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, duke e akuzuar zonjën për përndjekje.

Çështja merret në shqyrtim nga prokurorja Rovena Zoto. R.M deklaron, se nuk është vënë në dijeni për këtë procedim për rreth 9 muaj dhe e mësoi vetëm, kur u thirr në gjyq, ku prokurorja kërkonte dënimin e saj.

Gjatë seancave në Gjykatën e Tiranës, ajo pretendon, se situata agravoi, pasi prokurorja Zoto u ndje e ofenduar nga një përmendje, që R.M i bëri emrit të babait të saj.

Sipas qytetares, kjo solli reagim të ashpër nga prokurorja, e cila e kërcënoi denoncuesen me burg, duke i hapur më pas edhe një procedim tjetër penal. Në këto kushte, R.M nisi të ankohej pranë institucioneve të reja të drejtësisë, por nuk mori përgjigje.

Në këtë fazë, ajo thotë, se është kontaktuar në Facebook nga Olger Eminaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas shkëmbimit të kontakteve, komunikimi kaloi në WhatsApp.

Sipas materialeve, të siguruara nga “Shoqata Media dhe Drejtësi”, komunikimet mes R.M dhe Olger Eminajt kanë marrë natyrë thellësisht erotike.

Anëtari i KLP-së Eminaj i ka dërguar foto të organit seksual dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, madje edhe gjatë orarit zyrtar dhe brenda ambienteve të institucionit, ku ushtron detyrën.

Biseda mes tyre:

“-E kush ka bërë gjumë tamam.

-Në fund çfarë bëre? S’më tregove..

-Do të vërtetën?

-Fjete me mendje të ngritur?

-Jo. Shkova në banjë dhe mbarova punë me b*** e tua në mendje!”

Të Fundit