Kryeministri Edi Rama këtë mërkurë ka shpërndarë në “Facebook” një video dhe mbishkrimin e një postimi të një qytetari të cilin e ka cilësuar si një të panjohur bujar. Në video duket Rama teksa teksti i këngës ndër të tjera thekson se vendi është gjëja e parë që i shkon në mendje dhe se qytetarët nuk i shohin betejat në prapaskenë vetem shkëlqimin në skenë.
Postimi i qytetarit ndër të tjera përshkuan se përmes videos ka provuar të veshë këpucët e kryeministrit. Rama shkruan ky është një postim që i ka ardhur mes mesazheve të shumta të këqija dhe të mira. Ai shtoi se një person tjetër ia ka dërguar këtë postim.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë
***Ja profili i të panjohurit bujar që më çoi miku me statusin e postimit të videos
@mr.elprofe
Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit.
Jo për t’i bërë lajka. Jo për të bindur askënd.
Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij.
Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët.
Do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira.
Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte. As që nuk janë bërë gabime.
Por për sqarim:
Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997.
Nuk jam as i shitur. As i blerë.
Dhe nuk mbështes verbërisht askënd.
Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë.
Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë.
E di që do shahem.
Por s’ka problem.
Sepse në fund të fundit:
I shari shan. I mençuri mendon.
I Carried The Storm



