Protesta e paralajmëruar prej dy ditësh në Librazhd nuk ka arritur të mobilizojë qytetarët. Në vendin e tubimit është paraqitur vetëm një protestues, i cili ka deklaruar se arsyet për të kundërshtuar politikat aktuale janë të shumta, duke veçuar si shqetësim kryesor “Paketën e Maleve”.
Sipas tij, mungesa e pjesëmarrjes nuk lidhet me mungesën e pakënaqësive, por me frikën e qytetarëve për t’u përfshirë në protesta publike. Ai pretendon se shumë banorë ndihen të kërcënuar dhe për këtë arsye shmangin angazhimin në aktivitete protestuese.



