Një proces të turpshëm i quan ish-deputeti Ervin Salianji zgjedhjet pa garë në PD, që rikonfirmuan Sali Berishën sërish në krye të partisë. Salianji e quan procesin farsë dhe thotë se Berisha shkeli standardet më bazike të partisë.
Sipas tij janë manipuluar shifrat e pjesëmarrjes dhe në proces kanë marrë pjesë vetëm 5 mijë anëtarë, jo 39 441 sa ka pretenduar PD.
“Problemi në këtë rast nuk është vetëm një individ, jemi 36 vite pas rënies së diktaturës. Ka një brez tjetër, mendësi tjetër dhe përpjekja ime ka qenë që të shembim një model politik që është instaluar dhe po vazhdon të qëndrojë me forcë, ku nuk ka qarkullim elitash. Kemi nevojë për një PD ku zbatohen rregullat, ku gara është reale dhe ku askush nuk është mbi statutin. Çdo forcë politike që refuzon rinovimin, përfundon duke humbur mbështetjen qytetare.
Kjo nuk është betejë për karrige personale, por për standarde dhe rikthimin e besimit tek demokratët dhe shqiptarët. Pjesa tjetër ishte që pjesëmarrja ishte minimale. Sipas monitorimit që kemi bërë në çdo degë nga demokratët që duan ndryshim, nuk kanë marrë pjesë më shumë se sa 5 mijë anëtarë”, tha Salianji.
I skualifikuar nga gara, Salianji tha se Berisha është i braktisur dhe se mbi 80% e demokratëve janë të pakënaqur me gjendjen që ndodhet PD.
“Berisha është i braktisur dhe nuk pranon garë. Është hera e parë në 36 vite, edhe pse kemi propozuar ta ndryshojmë nenin e statutit dhe të hynim në garë me kushte të barabarta. Mbi 80% e demokratëve janë të pakënaqur me gjendjen që ndodhet PD. Jemi të zhytur në dëshpërim për shkak të pengmarrës që i ka bërë Berisha partisë për interesat personale. Do jetë përgjegjës cilido prej kolegëve që sot hesht. PD do jetë në fushatë për zgjedhjet elektorale, nuk e di si do dalin para demokratëve dhe si do ta bëjnë që të jetë fituese përballë Ramës.
PD ka nevojë për hapje ndaj të rinjve, intelektualë dhe kontributorëve që duan të japin energji të re. Gara duhet të ishte oksigjen për PD. Pa garë nuk ka meritokraci, nuk ka përgjegjësi. Fraksionet në pd nuk duhet të ishin problem, por zgjidhje”, vijoi Salianji.
Salianji: Duke e braktisur Sali Berishën në farsën e vet për të uzurpuar PD. Kamerat e degës së Durrësit ka vetëm një hyrje, shifra të dhëna zyrtarisht ishin 37 mijë, janë të ekzagjeruara dhe shpikje siç gjithë kjo farsë. Fatkeqësisht për të gjithë qytetarët ajo që ndodhi me PD dhe me këtë proces nuk kishte të bënte me një garë politike por një garë e kontrolluar nga Sali Berisha. Shkeli standardet më bazike të PD. U përjashtova unë që lejohesha të kandidoja me statut dhe u lejua Berisha që nuk duhej. Çdo vendim i marrë nga Berisha është nul. Kandidatura alternative u penguan.
Sapo kam nisur të shpreh kritikat për drejtimin e PD, ka nisur një batare me sulme jo vetëm për të mbytur mendimin ndryshe për të trembur dhe çdo konkurrent potencial. E kemi ndjekur që afatet dhe procedurat u trajtuan pa transparencë. U shpik një term referendum që nuk ekziston në statut. Në vend që PD të hapej pas humbjes së zgjedhjeve u trajtua partia si dyqan si biznes që sjellë të ardhura. Një parti që nuk pranon garën nuk mund të bindë as shqiptarët. Kërkojmë standarde demokratike nuk mund të jemi si Edi Rama. Problemi nuk është një individ, duke qenë se jem 36 vite pas rënies së diktaturës. Përpjekja ime ka qenë që të shembim një model politik që qëndron me forcë. Demokratët nuk kanë sakrifikuar për vendime që merren nga një rreth i mbyllur. Ne kemi nevojë për një PD ku respektohen rregulla. Ku gara është reale dhe askush nuk është mbi statutin.
Çdo forcë që refuzon rinovimin përfundon duke humbur mbështetjen qytetare. Kjo është një betejë për standarde dhe për rikthimin e besimit te shqiptarët. E padrejtë të kërkosh qytetarëve shqiptarë, që të mos konformohen me regjimin. Ndërkohë që për një karrige drejtuesi të PD nuk kanë kurajo dhe guximin. Nuk iu bëjmë thirrje intelektualëve të reagojnë ndaj autokracisë me një PD ku ata që kanë një privilegj nuk kanë kurajo të flasin.
Shifrat reale janë totalisht ndryshe nga ato të publikuara nga Berisha. Shifrat tregojnë një braktisje masive të procesit nga demokratët. Doli që në fund, të deklarojë se ishin 50 mijë anëtarë. Pjesa tjetër ishte që pjesëmarrje më se minimale. Nuk kanë marrë pjesë më shumë se sa 5 mijë anëtarë.



