Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X se shqiptari Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për t’u kthyer në atdhe.
Sipas ministrit, që nga momenti i parë i sinjalizimit, strukturat e Shërbimit të Jashtëm shqiptar, në koordinim me institucionet e tjera shtetërore, kanë ndjekur në mënyrë të vazhdueshme çështjen, duke mbajtur kontakte të pandërprera me autoritetet izraelite.
Në reagimin e tij, Hoxha theksoi se Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke kundërshtuar çdo formë trajtimi të papranueshëm.
Ai e cilësoi rastin si një tjetër dëshmi të angazhimit të përditshëm të Shërbimit të Jashtëm dhe të përfaqësive diplomatike e konsullore shqiptare për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo rrethanë.
Ndërkohë, aktivisti u ndalua nga forcat izraelite dhe, përtej kësaj, gjatë ndalimit të tyre qarkulloi një video që tregonte trajtimin e dhunshëm të forcave izraelite ndaj aktivistëve humanitarë, çka shkaktoi irritim dhe reagime në arenën ndërkombëtare.



