Pas bisedimeve mbi tregtinë, Tajvanin dhe Iranin, presidenti kinez Xi Jinping i tregoi homologut të tij amerikan Donald Trump pemët shekullore në kompleksin e rrethuar me mure Zhongnanhai të Pekinit.
Një ish-kopsht perandorak që tani strehon zyrat e Partisë Komuniste në pushtet dhe këshillit të shtetit është ngjitur me monumentin e famshëm të kryeqytetit, Qytetin e Ndaluar, dhe pranë Sheshit Tiananmen.
Trump shprehu habinë që disa nga pemët ishin 1.000 vjeçare.
“Më lejoni t’ju them, të gjitha pemët në këtë anë janë mbi 200 deri në 300 vjeçare”, tha Xi nëpërmjet një përkthyesi, ndërsa bëri shenjë drejt disa trungjeve gjigante.
“Atje, ka disa më shumë se 400 vjeçare”, tha ai teksa Trump u përgjigj: “A jetojnë kaq gjatë?”
Xi shtoi se ka edhe pemë 1,000-vjeçare në vende të tjera. Trump e pyeti Xi-në nëse në kompleks ishin pritur edhe udhëheqës të tjerë të huaj.
“Shumë rrallë,” u përgjigj Xi. “Në fillim, zakonisht nuk mbanim aktivitete diplomatike këtu. Edhe pasi filluam të organizojmë disa, është ende jashtëzakonisht e rrallë. Për shembull, Putini ka qenë këtu.”
Pastaj ai e ftoi Trumpin të prekte një pemë 280-vjeçare.
“Mirë. Më pëlqen,” u përgjigj Trump.
Momenti ofroi një pamje të rrallë të ndërveprimeve joformale midis krerëve të shteteve.
Trump:
Ask the president, other prime ministers, and presidents—does he bring them here?pic.twitter.com/9nVvQRDi1V
— Clash Report (@clashreport) May 15, 2026



