Në Pogradec është regjistruar një konflikt i rëndë familjar, që ka nisur për një lopë dhe ka degraduar në dhunë dhe urdhër mbrojtjeje për një nënë rreth 80 vjeçe, Vergjinush Porba.Sipas denoncimit të bërë nga i biri, Albert Porba, konflikti ka nisur, kur familja bleu një lopë me qëllimin, që të furnizohej nëna me qumësht, por kjo nuk u realizua. Më pas mosmarrëveshjet janë përshkallëzuar, duke çuar edhe në dhunë ndaj të moshuarës nga nusja e familjes, pavarësisht se nëna kishte urdhër mbrojtjeje.Situata është rënduar pas shitjes së lopës, duke shkaktuar përplasje të reja. Në një audio të publikuar, djali i madh dëgjohet, duke i drejtuar nënës fjalë kërcënuese dhe ekstreme, përfshirë edhe thirrje fyese dhe presion psikologjik.Nga ana tjetër, nëna pretendon, se është dhunuar dhe sipas saj, konflikti nuk lidhet vetëm me lopën, por edhe me marrëdhëniet e tensionuara brenda familjes.Djali dhe nusja i mohojnë akuzat, duke pretenduar, se nëna ka probleme shëndetësore. Ata akuzojnë gjithashtu palën tjetër për konflikte të vazhdueshme dhe përfshirje në probleme të tjera familjare.Përpjekjet për një marrëveshje mes palëve dështuan, edhe pse fillimisht u arrit dakordësi për ndarje financiare, por më pas palët u tërhoqën nga marrëveshja duke shtuar pretendime të reja për borxhe dhe mosmarrëveshje të vjetra.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka dorëzuar violinistit të njohur Tedi Papavrami titullin “Ylli i Oficerit Suprem të Shqiponjës”, si vlerësim për karrierën dhe kontributin e tij artistik.Gjatë momentit të vlerësimit, Tedi Papavrami ka sjellë në kujtesë vitet e tij në Lice, duke treguar, se Rama, në atë kohë, e mbronte nga rrugacët. Sipas tij, kjo mbështetje ka qenë pjesë e kujtimeve të hershme, që lidhen me periudhën e formimit të tij artistik në Shqipëri.
Qytetarja Violeta Sotiri nga Vlora denoncon një gabim serioz në certifikatën e trungut familjar, të lëshuar përmes sistemit e-Albania. Sipas saj, dokumenti i ardhur, rezultonte me pasaktësi të rënda: vëllai ishte regjistruar si nip i babait, një tjetër vëlla figuronte si femër, madje edhe me datëlindje të njëjtë me motrën.Pas aplikimit të parë dhe verifikimit në zyrën e Gjendjes Civile në Vlorë, qytetarja thotë, se dokumenti iu ribë gabim dhe më pas u anulua, duke e lënë pa zgjidhje për disa kohë.Punonjësja e Gjendjes Civile, Ylvie Hysaj, pranoi, se gabimi kishte ndodhur prej saj dhe e cilësoi si “gabim njerëzor”, duke sqaruar, se korrigjimet ishin bërë dhe dokumenti i saktë ishte dërguar më 22 prill.Fillimisht qytetarja nuk e kishte marrë versionin e korrigjuar, por pas ndërhyrjes dhe verifikimit, ajo e konfirmoi, se dokumenti i saktë i kishte mbërritur. Në fund, Violeta Sotiri falënderoi ndërhyrjen, që solli zgjidhjen e problemit.




