Këtë të martë, 12 maj 2026, u mbajt seanca gjyqësore në GJKKO, në ngarkim të kryebashkiakut të Vau i Dejës, Kristian Shkreli i cili është nën akuzë për korrupsion në zgjedhje. Seanca u shtye për datën 19 maj, ora 15:00.
Dëshmitari A.L. konfirmoi se nuk e njeh kryebashkiakun dhe tregoi detyrat e tij si elektricist për linjat elektrike në fshatrat e Shkodrës.
Avokatja e Shkrelit, u shpreh se “deshmitari tela ka shtruar, ky proces po bëheq qesharak sepse kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë krim, për sa kohë u ka ofruar mbështetje banorëve për nevojat e tyre, ndërsa investimi është kryer nga OSHEE.”
Por, SPAK kundërshtoi dëshmitarin A.L.
“Dëshmitari ka dhënë tjetër deklaratë gjatë hetimit paraprak”, u shpreh prokurori Dritan Prenci.
Një tjetër dëshmitar i punësuar si elektricist pranë OSHEE tregoi se mbulonte si elektricist disa fshatra.
Edhe për këtë dëshmitar, SPAK kundërshton dëshminë në gjykatë të Gavocit, pasi ndryshe ka pohuar gjatë hetimeve paraprake. Dëshmitari ka thënë gjatë hetimeve: “Më telefonoi drejtori im që të shkoja për shtyllat, pashë gropat e hapura dhe kujtoj se shtyllat vendoseshin me vinç dhe unë me fadromë mbylljen e tyre.”
SPAK: A jeni ju në dijeni për ndonjë remont të këtyre linjave në fshatin Stajkë? Në maj 2026 kanë qenë zgjedhjet, a mund ta lidhni nëse keni punuar para apo pas zgjedhjeve?
Dëshmitari: S’e mbaj mend hiç. Mua më çoi shefi im J.D. për të shtruar një kabull, tetori ka qenë fillimi i punës. Aty kishte edhe vendas dhe të OSHEE, kishte edhe elektricistë të tjerë.
SPAK: Ju çfarë pune do bënit?
Dëshmitari: Do shtrija kabull.
SPAK: Çfarë problematikash kishte kjo linjë?
Dëshmitari: Nuk e di, nuk kam dijeni.
Avokatët e kryebashkiakut: Kush ju urdhëroi juve të punoni për remont në fshatin Stajkë?
Dëshmitari: J.D.
Avokatja: Kjo është rutinë?
Dëshmitari: Po, po.
Avokatja: Kristian Shkrelin a e njeh?
Dëshmitari: As e njoh, as kam folur me të.
Avokatja: Çfarë veprimesh keni bërë atë ditë?
Dëshmitari: Shtrua kabull me këmba.
Avokatja: OSHEE rajoni Shkodër a disponon mjete të tilla me vinç, fadromë?
Dëshmitari: Nuk e di, në qendër kam parë si këto mjete.
Avokatja: Duke qenë se prokurori pyet a ka shtrirë apo jo kabllin, dhe ky proces u bë me shtrirje kablli, unë s’kam pyetje tjetër për dëshmitarin.
SPAK: Kërkoj kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë së dëshmitarit K.F. sepse ai ka deklaruar ndryshe gjatë hetimeve paraprake për mjete. Ja lë në çmim gjykatës.
Kujtojmë se Kristjan Shkreli është marrë i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në vota në favor të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.
Sipas hetimeve të SPAK, Shkreli ka qenë i përfshirë aktivisht në fushatën zgjedhore në mbështetje të PSD-së, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e rrjetit të energjisë elektrike. Ky investim është realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, ndërsa dyshohet se në këmbim u është kërkuar banorëve të zonës të votojnë për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate.



