“Meta është në ‘top formë’, i kishin çuar kostumin e gabuar”, Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Dosja jonë, politike!

Monika Kryemadhi ka deklaruar pas seancës në GJKKO se hetimi ndaj saj dhe Ilir Metës është politik dhe nuk ka prova për fajësimin e tyre.

Sa i përket pamjes së Ilir Metës, ajo tha se ai është në top formë, teksa nënvizoi se javën e kaluar i kishin çuar masën e gabuar të kostumit.

Monika Kryemadhi: I vetmi tension ishte që filloi të na pikonte kondicioneri i ri te salla e re. Ishin blloku tubat. Normalisht që 3 të tjerë do veçoheshin sepse ajo është një çështje politike dhe do një durim strategjik. Gjyqi mes meje, Ilir Metës dhe drejtësisë së re është një gjyq politik dhe ne që kemi qenë edhe shkaktarët e Reformës në Drejtësi, do paguajmë ato faturat tona, që do i paguajmë dhe po i paguajmë. Por s’kemi pse marrim me vete edhe njerëz të pafajshëm. Ndarja e çështjes është diçka pozitive.

Ilir Meta është në top formë. Në posturë është drejt. I kishin çuar kostumin e gabuar javës së kaluar. I kishin çuar masë të madhe, 56. Duhet t’ja çonin 52-53. Unë jam si të verbërit vëlla, që me dorë e njoh Ilir Metën.

Të Fundit