Debate në GJKKO në seancën për dosjen Veliaj. Në procesin ndaj Erion Veliajt në GJKKO, avokati Plarent Ndreca i kërkon gjykatës transmetim Live të seancës, nderkohe qe Altin Dumani ka refuzuar prere!
Pjese nga diskutimet
“Ne si organ akuze nuk kemi problem, por transmetimi live mund të shqetësojë procesin. Në çështjet penale ku ka dëshmitarë, veçanërisht bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk lejohet transmetimi live. Kjo nuk ndodh as në rajon, as në Evropë dhe as në gjykatat federale në SHBA. Mund të lejohen kamera për disa pamje filmike, por dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët nuk mund të ekspozohen”, tha Dumani.
Prokurori Ols Dado replikoi me avokatin Plarent Ndreca:
Dado: “Pse vetëm ti do të flasësh? Prit, se ka kërkuar fjalën prokurori.”
Ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani, u shpreh:
“Kemi dy muaj që kemi kaluar në themel dhe vijojmë me seancat paraprake. Avokatët e Veliajt, në mënyrë të përsëritur, paraqesin kërkesa artificiale, sipas vlerësimit tonë, me qëllim zgjatjen e shqyrtimit gjyqësor.”




