Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale teksa duke ai dhe Jezu Krishti duke u përqafuar. Kjo foto vjen vetëm disa ditë pasi u kritikua ashpër për postimin e një imazhi ku ai dukej si Krishti.
Imazhi, i cili u postua fillimisht në X nga një mbështetës i Trump, u ripostua nga presidenti amerikan në Truth Social të mërkurën. Së bashku me imazhin, Trump shkroi: “Të çmendurve të së majtës radikale mund të mos u pëlqejë kjo, por unë mendoj se është vërtet interesante!”
Në imazh, Jezusi përqafon presidentin amerikan, ndërsa mbështetësi i tij që e postoi shkroi: “Nuk kam qenë kurrë veçanërisht fetar… Por a nuk duket, me të gjithë këta përbindësha satanikë, demonikë që sakrifikojnë fëmijë që po dalin zbuluar… se ndoshta Zoti po luan kartën e tij Trump?”




