Katër persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në provincën Kahramanmaras të Turqi, njoftuan autoritetet lokale.
Guvernatori Mukerrem Unluer deklaroi për gazetarët se një nxënës i shkollës së mesme hapi zjarr brenda ambienteve të shkollës, duke përdorur armët e babait të tij, të cilat i kishte fshehur në një çantë shpine.
Sipas tij, një mësues ishte mes viktimave, ndërsa autori i sulmit gjithashtu ka humbur jetën pas ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.



