Shkaktoi zjarr në pallat, procedohet penalisht 68-vjeçari në Gjirokastër

Një 68-vjeçar në qytetin e Gjirokastrës është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka shkaktuar vatër zjarri në një pallat banimi.

Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë, kur zjarri përfshiu apartamentin në katin e parë të një pallati në lagjen “Kodra e Shtufit”, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas policisë lokale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. K., 68 vjeç, banues në Gjirokastër.

Dyshohet se gjatë punës me saldaturë në banesën e tij, aksidentalisht ka shkaktuar zjarr, i cili përfshiu katin e parë të një apartamenti që shërbente si depo, duke shkaktuar dëme materiale.

Të Fundit