Protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës, janë paraqitur në Gjykatën e Tiranës këtë të mërkurë.
Mësohet se gjykata ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për 15 protestuesit.
Protesta u zhvillua më 22 mars, teksa u regjistruan përplasje fizike përpara xhamisë së Namazgjasë mes deputetëve, protestuesve dhe policisë.
Pas përplasjeve të shumta, është hedhur gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë.



