Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndaluar pesë ngarkesa misri blegtoral për kafshë, pasi është konstatuar pranë tyre një nivel i lartë i aflatoksinës B1.
Katër nga ngarkesat vijnë nga Serbia dhe një nga Greqia, dhe u identifikuan nga drejtoritë rajonale të Shkodrës dhe Vlorës. Ngarkesat do të kthehen në vendin e origjinës ose do të asgjësohen.
AKU njofton se ka informuar INFOSAN dhe RASSF për të komunikuar me autoritetet serbe dhe greke.




