Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, është prekur edhe qytetarja Ana Demko, pronare e një lokali në zonën e ish-parkut të autobusave, e pajisur me certifikatë pronësie. Ajo tregon, se në vitin 2024 u përball me një masë administrative nga IMT, për vendosjen e çadrave dhe elementëve mbrojtës, por e fitoi çështjen në gjykatë me vendim të formës së prerë.Megjithatë, në vitin 2025, IMT ndërhyri sërish, duke prishur çadrat dhe rrethimet e lokalit. Demko shprehet, se ndërhyrja u bë me rreth 30 punonjës dhe forca policie, ndonëse ajo disponon dokumentacion të rregullt, dhe se ka pësuar dëm ekonomik, pasi qiramarrësi është larguar.Sipas IMT-së, ndërhyrja e fundit lidhet me lirimin e hapësirave publike dhe është procedurë e ndryshme. Ndërsa avokati i saj, Arben Llangozi, e konsideron veprimin shkelje të një vendimi gjyqësor të formës së prerë në favor të klientes së tij.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump është përfshirë në një tjetër debat publik, ka reklamuar në tv ora luksoze, që arrijnë deri në 100 mijë dollarë. Spotet publicitare u transmetuan në Fox News, duke nxitur reagime dhe akuza për konflikt interesi dhe përzierje të biznesit me politikën
Javën e parë të muajit shkurt transmetuam një denoncim për noterin Behar Leka, i cili prej majit 2025 ndodhet në drejtim të paditur, duke lënë të pezulluara aktet noteriale. Denoncuesi Luan Mukja tha, se pas vdekjes së babait në vitin 2022, iu drejtua noterit Behar Leka, për çeljen e testamentit, të lënë rreth 10 vite më parë.Sipas Mukjas, arkiva e noterit pritej t’i kalonte noterit Fjorel Çomo, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, por ky i fundit nuk kishte marrë asnjë dokument. Ndërkohë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë u shpreh në favor të noterit Behar Leka që në tetor 2025, por vendimi nuk u zbardh, duke penguar rifillimin e aktivitetit noterial. Përfaqësuesi ligjor i noterit, Aldi Kaçi, tha, se do të kërkojë përshpejtimin dhe zbardhjen e vendimit. Pas disa ditësh vendimi është zbardhur. Ne biem në gjurmët e noterit Leka, përmes të të vëllait, dhe ai thotë, se do t’i kërkojë Ministrisë së Drejtësisë kalimin e arkivës së tij tek një noter tjetër. Kjo, pasi cështja u zgjat, për shkak të apelimit të Ministrisë.




