Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar lidhur me protestën e opozitës. Në një postim në “Facebook”, delegacioni i BE thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike.
Më tej BE thekson se kjo e drejtë duhet të ushtrohet me përgjegjësi ndërsa shprehu shqetësimin për aktet dhunshme në protestën e së shtunës të opozitës. Në reagim delegacioni shton se dhuna rrezikoi jetët e njerëzve.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.
Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish”, thuhet në reagim.



