“E ke trupin si purtekë domatesh” plas sherri midis Zegjinesë dhe Gaz Bardhit në parlament

Deputetja Zegjine Çaushi u përplas sot në parlament me deputetin Gazment Bardhi. Fjalët e saj shkaktuan reagime dhe tension në sallë, ndërsa debati mori tone personale.Në vijim, Jozefina Topalli ndërhyri duke bërë një krahasim me vitet e saj të para në politikë. Ajo kujtoi kohën, kur në radhët e Partisë Socialiste ishin figura si Fatos Nano dhe Servet Pëllumbi, duke theksuar se nuk do ta kishte imagjinuar, që niveli i figurave socialiste do të degradonte te Zegjineja. Por kjo e fundit iu kthye edhe Topallit, duke i thënë, se e riktheu Berisha, pasi Lulzim Basha e nxorri për zhelesh nga politika e parlamenti.

Të Fundit