Në Vlorë, Françesko Jonuzaj, pronar i një shoqërie transporti autobusësh ndërqytetas, denoncon, se biznesi i tij po falimenton, pasi disa taksi po kryejnë udhëtime ndërqytetase në mënyrë abuzive, jashtë licencës, që kanë.Qytetarët tregojnë, se drejtues të taksive, u ofrojnë udhëtarëve çmime të njëjta, ose më të larta se autobusi, duke marrë klientët e linjave ndërqytetase dhe duke prishur aktivitetin normal të transportit publik. Për shembull, bileta deri në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë, kushtonte 10 mijë lekë.Drejtuesit e autobusëve tregojnë, se numri i pasagjerëve është shumë i ulët për shkak të këtyre praktikave, duke deklaruar, se disa janë të detyruar të mbyllin aktivitetin, për shkak të konkurencës së pandershme nga taksitë. Françesko Jonuzaj shton, se autobusët janë zhvendosur më larg vendqëndrimit, duke e bërë më të vështirë shërbimin për qytetarët.Refije Muça, shefe e qarkullimit në Vlorë, konfirmon, se çështja është vënë në vëmendje dhe premton masa ndëshkuese për abuzuesit. Kristaq Jorgaqi, drejtor i Infrastrukturës, shprehet, se do të ndërmerren veprimet e nevojshme në bashkëpunim me policinë për të zgjidhur këtë problem.
Sot përkujtohet data e rënies së monumentit të diktatorit Enver Hoxha.Ne kemi dalë në sheshin “Skënderbej”, aty ku para vitit 90, ka qenë monumenti dhe i kemi kërkuar qytetarëve të godasin në kokë foton e Enverit. Mes atyre, që iu nënshtruan kësaj sfide, kishte dhe shumë nostalgjikë, që nuk i kursyen lëvdatat në adresë të diktatorit.
Në dhjetor 2024, Jeton Nuholli mori me qira një apartament në Durrës nga Emanuela Toto, me kontratë 1-vjeçare. Përveç pagesës mujore të qirasë, ai depozitoi edhe dy muaj garanci, në vlerën 540 mijë lekë të vjetra.Në dhjetor 2025, me përfundimin e kontratës, Jeton Nuholli dorëzoi apartamentin dhe u largua, por sipas tij, pronarja Emanuela Toto nuk i ka kthyer shumën e garancisë. Ai pretendon, se pas largimit nuk ka mundur të komunikojë me të, pasi ajo nuk i është përgjigjur telefonatave.Ndërkohë, apartamenti i është dhënë sërish me qira personave të tjerë, ndërsa për Emanuela Toton nuk ka informacion.Avokati Klaudi Zholi shprehet, se këto janë sjellje jo korrekte nga ana e qiradhënëses dhe se, për fat të keq, çështja duhet të ndiqet në gjykatë.




