U përplasën fizikisht me 2 persona në protestën e PD, nisin hetimet për Flamur Nokën dhe Xhelal Mziun

Policia ka nisur procedimin penal ndaj deputetëve të Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Xhelal Mziu pas konfrontimit fizik me dy persona gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e së premtes.

Policia tha se hetimet nisën pas kallëzimit të dy personave, sipas të cilëve gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, tha policia.

Të Fundit