Maksut Shero nga Pogradeci ka denoncuar në emisionin “Stop” Moisi Cunajn, administratorin e gazetës “Kujtesa”, për mashtrim. Sipas denoncimit, gjatë kohës, kur Shero punonte si shofer pranë gazetës, Cunaj i ka marrë 66 milion lekë të vjetra, duke shpikur një tender imagjinar.Që nga viti 2023, Maksuti nuk ka mundur ta takojë Cunajn, pasi ky i fundit, ka mbyllur çdo kontakt. Emisioni “Stop” organizoi një takim në Elbasan, duke u prezantuar si shërbim postar dhe Cunaj u takua me denoncuesin. Gjatë bisedës, Cunaj mohoi shumën prej 66 milion lekësh dhe pretendoi, se kishte një borxh prej 54 milionë lekësh.Sipas verifikimeve, Moisi Cunaj ka një histori të gjatë mashtrimesh dhe është proceduar dhe arrestuar më parë për ngjarje të ngjashme.Nga takimi me Sheron, rezulton, se Cunaj pranon shumën e marrë, por kërkoi ta kthente përmes përmbarimit. Megjithatë, informacionet e Kadastres tregojnë, se ai nuk ka pasuri në emër të tij, duke e bërë rikthimin praktikisht të pamundur.Pas përballjes me “Stop”, Cunaj kontaktoi sërish Sheron dhe i kërkoi takim në Elbasan, duke premtuar, se do t’i kthente 10 milion lekë më 10 mars, në një plan shlyerjeje me këste, duke vazhduar mashtrimin edhe pas konfrontimit publik.



