25-vjeçari kërkohej për vjedhjen e 2 banesave, kapet mat duke grabitur bixhuteri në një shtëpi tjetër

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë finalizuan operacionin e koduar “Houses”, si rezultat i të cilit u zbardhën tri vjedhje/tentativa për vjedhje në banesa.

Gjithashtu, u kap menjëherë pas kryerjes së një vjedhjeje, dje, në një banesë në lagjen nr. 2, shtetasi G. D., 25 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, dje, ka tentuar të vjedhë edhe në 2 banesa, në fshatin Blerimaj.

Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 25-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit