Ilir Koçi denoncon Bashkinë e Tiranës për zvarritje të pajustifikuar të lejes së ndërtimit. Ai thotë, se banesa aktuale, e ndërtuar prej 32 vitesh, është në gjendje të amortizuar dhe e pabanueshme, me lagështirë dhe rrjedhje uji gjatë reshjeve.Sipas Koçit, Bashkia e Tiranës e ka pajisur me lejen e sheshit, por prej muajsh mban pezull lejen e ndërtimit, pa dhënë asnjë përgjigje, ndonëse aplikimi është kryer nga një studio e licencuar. Denoncuesi shprehet, se në institucion nuk po merr asnjë sqarim dhe akuzon për mosfunksionim të administratës.I ndodhur përballë mungesës së përgjigjes, Ilir Koçi paralajmëron se, nëse leja nuk i jepet, do të detyrohet ta shembë vetë banesën, duke deklaruar, se është i gatshëm të përballet edhe me pasojat ligjore. Emisioni “Stop” i është drejtuar Bashkisë së Tiranës me kërkesë zyrtare për sqarim lidhur me këtë rast, por ende nuk ka një përgjigje.




