Në emisionin “Stop” u ankua Anton Doda, një qytetar, i cili jeton në Itali prej rreth 30 vitesh dhe mban nënshtetësi italiane. Më 24 korrik 2025, ai thotë, se ka depozituar kërkesën në Institutin e Sigurimeve në Itali, për të dalë në pension, duke kërkuar njohjen e vjetërsisë së punës në Shqipëri. Edhe pse kanë kaluar disa muaj, Anton Doda thotë, se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ISSH.Pas interesimit të “Stop” pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, u bë e ditur, se kërkesa është regjistruar në shtator 2025 dhe procedura nuk është përmbyllur, për shkak, se qytetari ka rezultuar pa data mbylljeje në disa vende pune në Shqipëri. Sipas ISSH, aktualisht ka nisur një proces shtesë verifikimi përmes shqyrtimit të borderove, me qëllim, që të mos i jepet një përgjigje negative, pa u kryer verifikimi i plotë i dokumentacionit.




