Një qytetar ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” zvarritjen e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor për dëmshpërblim, pas një dënimi penal të padrejtë. “Stop” ka siguruar vendimin e formës së prerë, i cili nuk lejon apelim në Gjykatën Administrative të Apelit dhe është ligjërisht i ekzekutueshëm.Përmbaruesi Ilia Elezi shpjegon, se ngërçi është krijuar nga Ministria e Financave, e cila ka depozituar apelim ndaj një vendimi të paapelueshëm, duke bllokuar padrejtësisht procedurën e ekzekutimit të dëmshpërblimit.Gazetari i “Stop” u interesua drejtpërdrejt pranë Ministrisë së Financave, duke kontaktuar me personin përgjegjës për ndjekjen e kësaj procedure. Përfaqësuesja e institucionit pranoi, se bëhej fjalë për një lapsus procedural.Pas ndërhyrjes së “Stop”, çështja u zgjidh dhe vendimi gjyqësor u ekzekutua, duke i dhënë fund një zvarritjeje të pajustifikuar administrative.




