Xhuma Halimllari, nga Korça, ushtron aktivitet në shitjen e fidanëve dhe në përpjekje për të blerë një traktor, aplikoi pranë AZHBR për subvencion, por aplikimi iu refuzua. Përmes një miku të përbashkët, ai u njoh me shtetasen Rediana Hysaj, e cila iu prezantua si punonjëse e AZHBR-së.Mes tyre u lidh një kontratë konsulence, ku Rediana Hysaj do të siguronte përfitimin e subvencionit. Për këtë shërbim, Xhuma Halimllari pagoi 36 milionë lekë të vjetra. Me kalimin e kohës, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, subvencioni nuk u realizua, traktori nuk u ble dhe paratë nuk u kthyen. Kjo situatë zgjati rreth 5 vjet.Nga verifikimet pranë AZHBR, rezulton, se Rediana Hysaj nuk ka qenë asnjëherë punonjëse e këtij institucioni dhe se nuk ka pasur asnjë aplikim të dytë pas refuzimit fillestar të Xhuma Halimllarit.Në bisedat e zhvilluara mes Rediana Hysajt dhe bashkëshortes së qytetarit, Rediana pranon detyrimin financiar dhe premton kthimin e parave.Në dhjetor, gjatë festave, Rediana Hysaj i premtoi takim qytetarit për sqarim, por nuk u paraqit.Nga kërkimet tona rezulton, se me mbiemrin e martesës Rediana Sokoli, kjo e fundit ka pasur një studio arkitekture në zonën e ish-Bllokut, e cila ishte mbyllur prej rreth një muaji. Studioja ishte zhvendosur në Sauk, por edhe aty nuk ka më aktivitet. E kontaktuar në telefon, Rediana deklaroi, se nuk e ushtron më profesionin.Pas gjithë këtyre përpjekjeve, Rediana Hysaj ka kontaktuar djalin e Xhuma Halimllarit, duke premtuar kthimin e parave.
Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë një mbledhjeje të qeverisë serbe, ku njërit prej ministrave i ka rënë zilja e zgjimit të telefonit në mes të takimit. Videoja, e cila po qarkullon gjerësisht, tregon reagimin e menjëhershëm të Vuçiçit, i cili shfaqet i acaruar nga situata, duke theksuar, se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Izrael, ku gjatë qëndrimit në Jerusalem, ka kryer edhe një ndalesë simbolike në Murin e Lotëve. Rama është parë duke vendosur një letër me dëshirat e tij personale në murin e shenjtë, një ritual i njohur fetar dhe kulturor.
Jemi në Shkozet të Durrës, ku Nebi Meka tregon, se ka pesë vajza nga martesa e parë dhe dy djem nga martesa e dytë me bashkëshorten File Meka. Njëra nga vajzat, Sonila Meka, prej vitit 2014 është e diagnostikuar me skizofreni të rëndë dhe prej vitesh është trajtuar me kemp dhe kujdestari.Në shtator 2025, pas një interviste në komision, Sonilës iu hoq kujdestaria.Gjatë intervistës ajo deklaroi gjëra, që nuk përputhen me realitetin, e megjithatë kujdestaria iu hoq. Punonjësi social i Njësisë Administrative Rrushbull na informoi, se vendimi kishte ardhur pa kujdestar, ndërkohë që e ëma, File Meka, ka qenë kujdestare e paguar deri në shtator 2025.Nga përgjigjja zyrtare e Shërbimit Social, mësohet, se vendimi ishte marrë mbi bazën e vlerësimit të mjekut të familjes, mjekut specialist dhe intervistës me pacienten. Por mjeku psikiatër specialist, që ndjek Sonilën konfirmon, se në 4 gusht 2025 është plotësuar formulari me rekomandim të qartë për kujdestari, pasi Sonila vuan nga forma më e rëndë e skizofrenisë dhe ka nevojë për asistencë të vazhdueshme.Sipas mjekut psikiatër, mendimi i specialistit nuk është marrë parasysh, ndërsa vendimi është dhënë nga një komision i përbërë nga mjekë të përgjithshëm.




