21 Janari, Rama: Njeriu që u fut nga populli qëlloi me plumb ndaj protestuesve

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të mërkurë në homazhet përkujtimore të 21 Janarit, në kuadër të 15-vjetorit të ngjarjeve tragjike. Në fjalën e tij, Rama rikujtoi situatat e asaj dite, duke theksuar prezencën e armatosur përreth godinës së Kryeministrisë dhe momentet e dhunës ndaj protestuesve, ndërsa nënvizoi se askush nga qytetarët nuk tentoi të depërtonte brenda dhe se nuk kishte armë në radhët e tyre.

Rama: 15 vjet më parë, këtu, në këtë godinë, ishte barikaduar një hordhi e armatosur, një përzierje e trupave të rregullt të Gardës së Republikës dhe çetës së kryeministrit. Godina ishte e rrethuar me tela me gjemba, të shtrirë pas atij gardhi të shëmtuar dhe hekurave që e shoqëronin kryeministrin pas 14 shtatorit, ku disa prej tyre ishin gjithashtu të përfshirë në ngjarjet e 21 Janarit.

Njëri nga njerëzit e futur nga populli në Kryeministri qëlloi me një plumb ndaj protestuesve. Kujtoj që kur po kaloja urën përpara godinës, një autoblind u shfaq në horizont dhe një gaz lotsjellës u hodh mbi kokat e njerëzve, pa filluar ende protesta, duke i larguar nga parku. Rinia u kthye në një kaos të ri.

Për asnjë çast nuk u tentua të kapërcehej gardhi i Kryeministrisë, përveç një veture që u filmua duke hyrë. Askush nga protestuesit nuk bëri përpjekje për të hyrë brenda. Asnjë pamje nuk tregoi ndonjë armë të vetme në radhët e tyre.” – tha Rama.

Të Fundit