Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, del sot para gjykatës, pas arrestimit të tij tre ditë më parë. Më 16 janar, Gjykata e Durrësit caktoi për Cërlojn masën e sigurisë “arrest në burg”, me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci.
Po ashtu, sot para gjykatës do të dalë edhe mjekja Ylvete Sema, 65 vjeçe, ndaj së cilës Gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak.
Çështja penale me objekt “Marrje në pyetje. Verifikim kushtesh” për personat nën hetim I.C. dhe Y.S. do të zhvillohet më 19 janar 2025, në orën 08:45. Gjyqtari i çështjes është Xhevdet Lika, ndërsa prokurori që ndjek çështjen është Edmond Koloshi.




