Do festonte 8 marsin, makina e përplas dhe e hedh 15 metra tutje: humb jetën por shpallet fajtore

Kemi ka udhëtuar drejt Delvinës, për rastin e aksidentit të ndodhur më 8 mars 2024, i cili i mori jetën një gruaje 58-vjeçare, punonjëse e Bashkisë Delvinë.Djali i viktimës tregon, se vetëm tre ditë pas tragjedisë, në banesën e familjes është paraqitur një avokat, Ardian Dauti. Sipas dëshmisë së tij, avokati kaloi menjëherë në biseda pazari, duke i premtuar familjes, se do ta fitonte çështjen, pasi kishte njohje personale me ekspertin e Sarandës, Andrea Baxheri, dhe prokurorin e çështjes, Kledion Llaho.Familjarët pretendojnë, se avokati u ka nxjerrë në telefon këta persona gjatë bisedës, por për shkak të dyshimeve të krijuara, ata vendosën të mos e pajtonin avokatin Dauti.Sipas familjarëve të viktimës, drejtuesi i automjetit ka vuajtur vetëm disa muaj burg dhe më pas është lënë i lirë. Ata pretendojnë gjithashtu, se dinamika e aksidentit është manipuluar nga ekspertët.“Stop” ka siguruar pamje filmike nga kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes, ku konstatohet, se automjeti ka qenë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ka qarkulluar në korsinë e kundërt, duke përplasur të ndjerën.Gjithashtu, “Stop” ka siguruar tre akte ekspertimi, të hartuara nga gjashtë ekspertë të ndryshëm.Në këto akte dinamika e aksidentit është ndryshuar në mënyra të ndryshme, duke nxjerrë fajtore viktimën. Në asnjë prej akteve nuk është pasqyruar saktë pozicionimi i automjetit në momentin e përplasjes.Sot familjarët kërkojnë drejtësi, për humbjen e njeriut të shtrenjtë, pasi autori i ngjarjes është i lirë.

Të Fundit