STOP-EMISIONI 94(Sezoni 11) 13 Janar 2026- Pazar me gjakun e viktimës, video e aksidentit, qe i mori jeten 58 vjecares.

Kemi ka udhëtuar drejt Delvinës, për rastin e aksidentit të ndodhur më 8 mars 2024, i cili i mori jetën një gruaje 58-vjeçare, punonjëse e Bashkisë Delvinë.Djali i viktimës tregon, se vetëm tre ditë pas tragjedisë, në banesën e familjes është paraqitur një avokat, Ardian Dauti. Sipas dëshmisë së tij, avokati kaloi menjëherë në biseda pazari, duke i premtuar familjes, se do ta fitonte çështjen, pasi kishte njohje personale me ekspertin e Sarandës, Andrea Baxheri, dhe prokurorin e çështjes, Kledion Llaho.Familjarët pretendojnë, se avokati u ka nxjerrë në telefon këta persona gjatë bisedës, por për shkak të dyshimeve të krijuara, ata vendosën të mos e pajtonin avokatin Dauti.Sipas familjarëve të viktimës, drejtuesi i automjetit ka vuajtur vetëm disa muaj burg dhe më pas është lënë i lirë. Ata pretendojnë gjithashtu, se dinamika e aksidentit është manipuluar nga ekspertët.“Stop” ka siguruar pamje filmike nga kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes, ku konstatohet, se automjeti ka qenë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ka qarkulluar në korsinë e kundërt, duke përplasur të ndjerën.Gjithashtu, “Stop” ka siguruar tre akte ekspertimi, të hartuara nga gjashtë ekspertë të ndryshëm.Në këto akte dinamika e aksidentit është ndryshuar në mënyra të ndryshme, duke nxjerrë fajtore viktimën. Në asnjë prej akteve nuk është pasqyruar saktë pozicionimi i automjetit në momentin e përplasjes.Sot familjarët kërkojnë drejtësi, për humbjen e njeriut të shtrenjtë, pasi autori i ngjarjes është i lirë.

Kanë vendosur të përkëdhelen në mes të rrugës së makinave, pa u shqetësuar fare për bllokimin e trafikut. Kjo ka ndodhur me dy gomerë në rrugët e Shqipërisë. Ndërsa një dre, që ecën në kah të kundërt, ka cuar në rradhë kilometrike të makinave.

Në lagjen e re të Rrogozhinës, u takuam me Ramazan Aliun, i cili pas më shumë se 30 vitesh rrezikon të mbetet pa banesë.Në vitin 1994, për shtëpinë ku jeton aktualisht, Ramazan Aliu zhvilloi një proces gjyqësor për vërtetim fakti, ku në vendimin e gjykatës, ishte shënuar edhe e drejta për regjistrim hipotekor. Megjithatë, Ramazani nuk ndërmori asnjë veprim për certifikimin e banesës, duke u mjaftuar vetëm me vendimin e vitit 1994. Në vitin 2022, vëllai i tij, Hasan Aliu, e paditi Ramazanin në gjykatë për përpjestim pasurie. Sipas Ramazanit, në një komunikim mes tyre, Hasani i ka deklaruar, se tashmë gjithçka ishte në emër të tij, pasi ishte pajisur me certifikata pronësie.Emisioni “Stop” u interesua pranë ASHK-së për të kuptuar se si përfundoi banesa në emër të Hasan Aliut. Sipas ASHK-së, regjistrimi fillestar i pasurisë dhe hapja e kartelës janë bërë në vitin 2005 në emër të Gani Aliut, babait të familjes, bazuar në listat e trojeve. Pas ndarjes nga jeta të Gani Aliut, fëmijët, vëllezër e motra, kanë dhuruar pjesët e tyre takuese në favor të Hasan Aliut.Me Hasan Aliun nuk u arrit të sigurohej një komunikim, por vëllai tjetër, Izeti tha, se shtëpia poshtë është vetëm e Hasanit. Sipas tij, atij, që ka mbajtur prindërit, i takon edhe pjesa e tyre.

Të Fundit