Hetimi i SPAK për tenderat e AKSHI-t, arrest shtëpie për drejtoreshën Karçanaj

Agjentët e BKH zbarkuan te Kodra e Diellit këtë të martë në Tiranë, ndërsa ushtruan kontrolle me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK.

Aksioni i sotëm zhvillohet për një dosje në hetim nga prokurori i SPAK, Bledar Maksuti ndërsa sipas informacioneve paraprake janë lëshuar edhe masa sigurie.

Hetimi i SPAK ka të bëjë me një dojse ku të dyshuarit akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Sipas të dhënave paraprake, GJKKO ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj. Po ashtu, GJKKO ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për dy biznesmenët, Ermal Beqiraj dhe Ergys Agasi.

Kujtojmë që drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme.

Të Fundit