Lejuan ndërtime pa leje, në gjyq polici dhe 3 zyrtarë të bashkisë së Vaut të Dejës

Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq një punonjës të policisë të shtetit, kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe dy inspektorët për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Moskallëzim krimi’.

4 zyrtarët e shtetit akuzohen se kanë lejuar ndërtime pa leje kundrejt përfitimit në Bashkinë e Vaut të Dejës.

“Në kuadër të hetimeve, bazuar në materialin e referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rezultoi se më datë 09.04.2025, në rrugë operative u dërguan të dhëna konkrete, se në disa raste, shtetas të ndryshëm në fshatin Pistull dhe Paçram të Njësisë Administrative Hajmel, Bashkia Vau i Dejës, po bëhen ndërtime pa leje dhe se këto shtetas janë favorizuar nga punonjësi i policisë në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës dhe nga inspektorët e IMT-së. Në përfundim të hetimeve, rezultuan të provuara elementët e veprës penale të dyshuar dhe u morën të pandehur, shtetasit:

A.D., punonjës i policisë së shtetit, me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Vau-Dejës; i akuzuar për kryerjen e veprës të “Moskallëzimi i krimit dhe “Shpërdorim i detyrës”, nën masën e sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”,

M.L., me detyrë kryeinspektor pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës; i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorim i detyrës nën masën sigurimit personal shtrënguese  “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

J.H., me detyrë inspektore pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, nën masën sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

D.Ll., me detyrë inspektor pranë IMT-së në Bashkinë Vau-Dejës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit” dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’ nën masën sigurimit personal shtrënguese të “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe

B.D.; i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Të Fundit