Spitali i Traumës: Rikonstruksioni nuk ndikon në funksionimin e shërbimeve mjekësore

Spitali Universitar i Traumës ka njoftuar publikun se punimet e rikonstruksionit që po kryhen në disa ambiente të godinës nuk do të cënojnë ofrimin e shërbimeve mjekësore. Sipas institucionit, të gjitha strukturat e pritjes, trajtimit dhe akomodimit për pacientët me traumë dhe politrauma do të vijojnë të funksionojnë normalisht dhe me kapacitet të plotë.

Stafi mjekësor është i angazhuar të garantojë vazhdimësinë e shërbimit pa asnjë pengesë në aksesim, ndërsa punimet konsiderohen pjesë e procesit të përmirësimit të infrastrukturës në përputhje me standardet bashkëkohore të shëndetësisë.

Spitali falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj faze të rëndësishme rikonstruksioni, e cila synon rritjen e cilësisë së shërbimit për pacientët.

Të Fundit