Policia Italiane në Napoli arrestoi një shqiptar në zonën e Caserta, teksa ishte përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
I dyshuari, që kishte shkuar si turist në vendin fqinj, u kap teksa trafikonte 10 kg drogë me makinën e tij. Shqiptari ishte i akuzuar më parë për krime të ndryshme, kryesisht kundër pronës.
Për këtë arsye, oficerët kontrolluan automjetin, me një rezultat pozitiv pasi në bagazh u gjet e fshehur një sasi e madhe lëndësh narkotike, me një peshë totale prej afërsisht 5 kg hashash dhe 5 kg marihuanë.
Pjesa më e madhe e pakove të drogës mbanin logo, që dyshohet se përcaktonte grupin që e kishte porositur dhe ku do dërgohej malli.
Në dritën e kësaj, shqiptari u arrestua dhe, pas përfundimit të formaliteteve të zakonshme, u dërgua në burgun lokal të Capua, në pritje të seancës dëgjimore të vlefshmërisë.



