Pas kreut të PD, Sali Berisha, edhe Monika Kryemadhi u paraqit këtë të hënë në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” që GJKKO ka caktuar ndaj saj si e akuzuar në dosjen “Meta”.
Ish-bashkëshortja e Ilir Metës akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Ndërkohë, Ilir Meta është nën akuzë nga SPAK për korrupsion në tre raste të ndryshme. Ish-presidenti akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve.
Pasi doli nga SPAK, Kryemadhi iu drejtua me batuta gazetarëve duke pyetur: “Po ju edhe sot rrini këtu?”, duke iu referuar ditës së pushimit. Teksa largohej, ajo shtoi: “Po nuk u pamë, shihemi vitin tjetër!”



