Të dielën u përurua në New York emërtimi i një rruge me emrin e heroi, Isa Boletini.Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, tha në një postim në Facebook se ky moment shënon jo vetëm respektin për një simbol të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë e të qëndrueshme mes popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara.
“Një moment historik për shqiptarët në Amerikë! Ky është një kapitull i ri i historisë sonë në Amerikë, i arritur me unitet, punë dhe krenari shqiptare. Sot, emri i Isa Boletinit do të qëndrojë përherë i lartë në Staten Island, ashtu siç është lart në zemrat tona. Lavdi figurave të kombit dhe krenari për shqiptarët kudo që janë!”, shkruhet në postim.



