Duke pirë kafe në“Astir”i shkojnë me armë i grabisin 200 mijë euro, viktima në burg hajdutët të lirë

Në datën 5 nëntor 2025, një grup miq, ishin në një lokal në zonën e Astirit, kur disa persona të maskuar dhe të armatosur i grabitin, duke marrë u marrë 200 mijë euro. Viktimat kishin pirë dhe u shokuan nga ngjarja, që ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit. Grabitësit u larguan pa u kapur nga policia. Sipas denoncuesit, ditën e ngjarjes ai dhe miqtë u kthyen pranë lokalit, ku kishte mbërritur policia, për të dhënë deklaratë për gjithcka kishte ndodhur. Por ata u arrestuan për moskallëzim krimi, duke u lënë 72 orë në paraburgim, përpara se të liroheshin me masën detyrim paraqitjeje. Qytetarit në fjalë i sekuestruan edhe telefonin, ku kishte vizën angleze online. Ai humbi kështu punën në shtetin anglez, vec parave të grabitura.Gjykata e Tiranës ka deklaruar, se arrestimi ishte i ligjshëm dhe caktoi masën e sigurimit personal detyrim paraqitje për 6 persona.Raporti i policisë datë 6 nëntor 2025 konfirmon, se viktimat u arrestuan për moskallëzim krimi, por qytetari argumenton, se arrestimi nuk mund të konsiderohet në flagrancë, pasi ata u paraqitën vullnetarisht për të dhënë deklaratë. Nga bisedë me oficerin e policisë rezulton, se qytetari dhe shokët e tij u arrestuan vetëm pse u paraqitën, ndërkohë që në vendngjarje kishte qenë edhe një grup tjetër prej 13-14 personash, të cilët nuk u ndaluan.Eda Grimci, eksperte ligjore, shpjegon, se viktimat kanë qenë në gjendje të traumatizuar, ndaj duhet të ishin lënë në gjendje të lirë, pasi masa e arrestit nuk duhej të aplikohej ndaj tyre.

Të Fundit