Reshjet e pandërprera dhe prurjet e mëdha të zallit të Urakës kanë rënduar situatën e rrezikut të përmbytjes së 8 familjeve në fshatin Bruç të Matit.
Prej dy ditësh këta familje kërcënohen nga niveli i lartë i ujit i cili aktualisht ka dëmtuar një pjesë të argjinaturës dhe rrugës që i lidh ata me pjesën tjetër të fshatit.
Për shkak të rrezikut të lartë Bashkia e Matit ka kërkuar mbështetjen e ushtrisë e cila pritet të mbërrijë nga momenti në moment pranë familjeve që rrezikohen.
Reshjet e shiut vijojnë, e bashkë me to shtohen edhe prurjet e lumenjve.
Situatë problematike mbetet edhe me rrugët rurale ku shumë prej tyre kalohen vetëm me mjete tylë larta. Po ashtu, ka dëmtime edhe në veprat e marrjes së ujësjellësave të fshatrave.




