Momente paniku në banesën e përfshirë nga zjarri në Astir. Një familje ku ka fëmijë të vegjël, ka rrezikuar seriozisht jetën.
Siç shihet nga pamjet, forcat e shërbimit zjarrfikës kanë hyrë përmes ballkonit dhe kanë nxjerrë prej aty me shkallë një fëmijë të mitur.
Kujtojmë se zjarri ka rënë në një apartament në katin e 3 të një pallati, ndërsa flakët rrezikojnë dhe banesa të tjera. Tymi ka pushtuar zonën.



