Një qytetar nga Elbasani denoncon në emisionin “Stop” abuzimin me detyrën nga shefi i trafiqeve në Komisariatin e Policisë Elbasan.Sipas qytetarit, motori i tij ishte bllokuar për 25 ditë, dhe ishte “në verifikim”, edhe pse të gjitha dokumentet ishin në rregull.Pas disa përpjekjeve për ta marrë mjetin, ai kërkoi takim me shefin e trafiqeve, i cili e ftoi në zyrë dhe i mori 500 euro për ta zgjidhur “problemin”.Qytetari, pas takimit e mori motorin pa asnjë pengesë.Disa javë më vonë, i njëjti qytetar u ndalua sërish, kësaj here me makinën, pasi i thanë, se kishte kaluar semaforin me të kuqe.Shefi i trafiqeve e ftoi sërish në zyrë dhe qytetari i dha 500 mijë lekë të vjetra “për kafe”, dhe menjëherë pas kësaj makina u lirua nga komisariati.Oficerët e tjerë, e quanin qytetarin “klient të përhershëm”, pasi kishte qenë disa herë në situata të ngjashme.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 3 nëntor, që rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Erion Veliaj nga qelia ka firmosur urdhrin e parë për dekorimin e qytetit.Kjo është firma e parë e kryebashkiakut të rikthyer në detyrë ligjërisht, por që vazhdon të qëndrojë i izoluar në paraburgimin e Durrësit që nga mesi i shkurtit të këtij viti.
Klajdi Zavalani, një i ri nga Pogradeci, tregon, se u dënua në vitin 2021 me 1.5 vite burg për një vepër, që nuk e kishte kryer. Atëherë ishte 18-vjeç dhe thotë, se kjo ngjarje i shkaktoi shumë tronditje.Pas vuajtjes së dënimit, Gjykata e nxori të pafajshëm dhe vendosi kompensim prej 12 milionë lekësh për ditët e kaluara në burg. Tani çështja është në Gjykatën Administrative të Apelit, ku nuk është shqyrtuar ende për shkak të ngarkesës së gjyqtares Rezarta Aliu.Avokatja e Klajdit ka bërë kërkesa të përsëritura për përshpejtim të çështjes, e fundit në qershor 2025, por ende nuk ka marrë përgjigje. Klajdi i drejtohet “Stop”, për ndihmë, që të marrë kompensimin, që i takon ligjërisht. Pas avokates, edhe gazetarja e emisionit iu drejtua me një shkresë përshpjetimi Gjykatës Administrative të Apelit, duke kërkuar të shqyrtohet cështja e të riut Zavalani.




