Konflikt brenda familjes në Lushnje, nusja dhunon vjehrrën, kërcënohet nga nipi i bashkëshortit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin në gjendje të lirë për dy shtetas të përfshirë në një konflikt me bazë familjare.

Shtetasi E. K., 46 vjeç, akuzohet se ka kanosur bashkëshorten e xhaxhait të tij, shtetasen M. K., 44 vjeç. Ndërkohë, kjo e fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit