Vrasja e shqiptarit në Greqi, dorëzohet i riu: Pronari i kampingut abuzoi me mua

Një 22-vjeçar është arrestuar si bashkëpunëtor për vrasjen e dyfishtë të regjistruar më 5 tetor në Finikounda ku humbi jetën një shqiptar dhe pronari i kampit. Këtë të martë, i riu së bashku me avokatin e tij është dorëzuar në polici. Fillimisht, burimet policore raportuan se ai ishte një i afërm i pronarit të kampingut që u vra.

Megjithatë, sipas informacioneve, ai nuk është një i afërm, por një i ri që po ngiste motoçikletën e autorit të krimit. Mediat greke raportojnë se ai ka deklaruar para policisë se do të zbulojë edhe emrin e autori i cili është gjithashtu 22 vjeç.

I riu dyshohet gjithashtu se i tha policisë se pronari i kampingut e kishte abuzuar seksualisht në verën e vitit 2022. Autori i vrasjes së dyfishtë është ende në arrati.

Të Fundit