E ndali policia me monopatinë, mësuesja e revoltuar: Humba punën, të ndalojnë ata pa kaskë!

Prej dites se sotme policia ka vendosur qe te ndalohet përdorimi i monopatinave, apo atyre që njihen si skuterët elektrikë.

Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga ministrja Albana Koçiu, e cila bëri publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike.

Dhe pas këtij, ka nisur zbatimi në rrugë ku po ndalohen përdoruesit e monopatinave në rrugë.

Një qytetare e cila punon mësuese u shpreh e pakënaqur nga ky vendim pasi po pengohet të shkojë në punë.

“Të caktojnë rregulla për adoleshentët dhe ata që e përdorin pa mjete mbrojtëse, por jo ndaj meje që jam në rregull”, u shpreh qytetarja e revoltuar.

Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat.

Të Fundit