Agron Shehaj kërkesë KQZ: Na duhet një seli qëndore

Partia “Mundësia”, e drejtuar nga Agron Shehaj, ka nisur procedurat për të përfituar një seli qendrore në funksion të përfaqësimit të saj në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nënshkruar nga nënkryetari i partisë, Erald Kapri, kërkohet lëshimi i një vërtetimi që të reflektojë rezultatet elektorale të subjektit politik në rang kombëtar.

“Në mbështetje të nenit 22 dhe 22/1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, të ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e rregullave të hollësishme për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike, Partia Mundësia kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lëshimin e vërtetimit zyrtar që pasqyron: përqindjen e votave të marra në shkallë kombëtare nga partia Mundësia, numrin e mandateve të fituara në Kuvendin e Shqipërisë, dhe çdo të dhënë zyrtare mbi rezultatin elektoral të subjektit politik “Partia Mundësia” në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Të Fundit